Një 25-vjeçare ka shpenzuar 8 mijë paund për të zmadhuar gjoksin dhe buzët me qëllim që të bëhet “Barbie e jetës reale”. Jade Lyne nga Bristol kreu operacionin e parë plastik kur ishte 18 vjeçe. Ajo ka injektuar mbushës në buzët e saj pesë herë, por planifikon ta bëjë atë sërish sepse buzët po i zvogëlohen. Ajo gjithashtu përdor një spraj për të nxirë trupin.

 

“Barbie është idhulli im. Unë mendoj se ajo duket e mahnitshme dhe e përsosur. Kam marrë miliona komente për pamjen time, disa kanë qenë të mira dhe disa kanë qenë të këqija. Më kanë thënë në të kaluarën se dukem rreth 50 vjeçe, dukem e shëmtuar. Më është thënë gjithashtu se dukem shkëlqyeshëm, me të vërtetë tërheqëse, e mrekullueshme, joshëse, vërtet e bukur, një perëndeshë. Nuk ka asnjë përgjigje nga unë ndaj komenteve negative pasi nuk shqetësohem. Unë kurrë nuk jam lënduar dhe nuk do të lëndohem nga ato. Nëna ime për fat të keq lëndohet kur dëgjon dikë të flasë keq për mua.”

 

E reja shprehet shumë e kënaqur me pamjen që gëzon sot dhe personalitetin e saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *