Jahmir Hyka shënon nje dygolesh ne portën e Bazelit, por këto nuk mjaftojnë qe Lucerna te fitoje takimin. Kampionet e Zvicrës kane treguar edhe ne fushën kundërshtare se dine te permbysin disavantazhin dhe duke fituar ne fund 3-2. Pas Armando Sadikut me dygoleshin e tij ne ndeshjen e djeshme te Zyrihut ka qene radha e Jahmir Hykes te shënoje dy here. Lojtari i Lucernes i ka dhëne kryesimin e përkohshëm skuadrës se tij qe ndodhej ne disavantazh te nje goli ne shtëpi ndaj Bazelit. Ne minutën e 4 miqtë kishin kaluar ne avantazh me Suchi. Por ne minutën e 18 tiranasi shërbehet mjaft mire brenda zonës dhe e kontrollon po aq mire topin qe e godet me pas me te djathtën dhe e çon ne rrjete. Ne minutën e 30 përsëri brenda zonës lëshon nje predhe diagonalisht dhe portieri nuk arrin te beje asgjë. Me ketë rezultat mbyllet pjesa e pare dhe u duk sikur Bazeli do te pësonte humbjen e pare te sezonit, por nuk ndodhi kështu edhe per faj te vendasve qe gabuan përpara portës. Gjithsesi kualitetet e skuadrës kuq e blu janë te njohura dhe ne fushe është hedhur austriaku Mark Janko qe i jep fitoren skuadrës se tij. Fillimisht me nje kthese me te majtën brenda zonës vetëm 7 minuta pasi kishte hyre ne loje. Tre minuta me pas Janko serish është treguar me i shpejte se portieri vendas dhe ka shënuar golin e fitores. Këto dy gola e ngjisin Hyken ne kuotën e tre te tillëve ne tre ndeshje. Taulant Xhaka ka luajtur per 90 minuta me Bazelin dhe ka marre nje karton te verdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *