Subscribe

Ndërsa opozita ne Kosove ka paralajmëruar per ditën e pavarësisë mbajtjen e nje tjetër proteste kundër dy marrëveshjeve qe i konsideron te dëmshme per vendin, presidentja Atifete Jahjaga ben nje tjetër apel per dialog mes paleve. Duke iu referuar tubimeve te fundit te tre partive opozitare, qe kane degjeneruar ne akte te dhunshme, kryetarja e shtetit thote se vandalizmi nuk është zgjidhje.
“Është e domosdoshme që partitë politike të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje. Për këta muaj kam qenë jashtëzakonisht aktive. Kam ndërmarrë dy hapa në mënyrë që të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj krizë. Ftesa ime ka qenë e hapur dhe vazhdon të jetë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike që të gjejnë mundësinë dhe të ulen bashkërisht në mënyrë që të gjejnë zgjidhje.”
Por ndonëse te përsëritura, thirrjet e presidentes per konsensus deri tani nuk kane rezultuar te suksesshme. Marrëveshjen me Serbinë per bashkësinë e komunave serbe ajo e çoi per interpretim ne Gjykatën Kushtetuese, e cila argumentoi se pjese te saj bien ndesh me ligjin themeltar te shtetit. Ndersa per paktin e kufirit me Malin e Zi, Jahjaga propozoi krijimin e nje komisioni me eksperte ndërkombëtare per te vlerësuar kete proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *