Subscribe

“Opozita në Kosovë, duhet të heqë dorë nga gazi lotsjellës dhe të rikthehet në kuvend, për një jetë normale parlamentare”.
Ky është qëndrimi që presidentja në largim Atifete Jahjaga, ka mbajtur gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, duke folur për krizën politike në vend.
Një ditë më parë, presidentja e Kosovës u prit në një takim nga zv/presidenti amerikan Xho Bajndën në Uashington. Numri dy i Shtëpisë së Bardhë, vlerësoi qëndrimet e zonjës Jahjaga, sa i takon krizës politike në të cilën ndodhet vendi, ndërsa u bëri thirrje të gjitha partive kryesore politike në vend, të përfshihen në dialog dhe të rikthehen ne Kuvend. Kjo është vizita e fundit e Jahjagës në SHBA, në cilësinë e Presidentes. Në fillim të muajit të ardhshëm, Jahjaga do t’i lërë vendin Presidentit të votuar në Kuvend, Hashim Thaçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *