Subscribe

Dalin te tjera detaje ne lidhje me ngjarjen e rende qe u regjistrua te shtunen ne mbremje ne Kanine te Vlores.

Behet e ditur se personi te cilit iu be prite afer baneses se tij eshte Edison Begaj 38 vjec.

Ai u qellua me bresheri kallashnikovi, por fatmiresisht mori 4 plumba vetem ne kembe.

Begaj eshte person me precedente penal dhe subjekt i OFL gjate vitit 2020 kur iu kerkua te justifikoje pasurine.

 

Njoftimi paraprak i policise:

Më datë 29.05.2021, rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. B, 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *