Showbiz
Ja video që publikoi Era Istrefi sapo doli nga spitali!

Përpara pak ditësh, këngëtarja Era Istrefi ju nënshtrua një operacioni për heqjen e apandesitit. Pavarësisht se konsiderohet si një operacion i lehtë, Erës ju desh të qëndronte për disa ditë nën vëzhgimin e mjekve. Megjithatë ditën e sotme e shoqëruar nga nëna e saj, Era ka dalë nga spitali .

Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ video në të cilat shihet shumë në formë. Pikërisht të njëjtën gjë ka pranuar edhe vetë këngëtarja duke u shprehur se ndihet e freskët dhe shumë e motivuar.

Tashmë që Era ka zgjidhur edhe problemet me shëndetin, me siguri këngëtaren e presin shumë punë dhe projekte të reja.




