Anemia është një problem shqetësues për një pjesë të madhe njerëzish. Ndërkohë kujtojmë se mënyra më e mirë e luftës ndaj saj është përmes ushqimeve.

Spinaqi ashtu si edhe ushqimet e tjera me përmbajtje të lartë në hekur, mund t’ju ndihmojnë të luftoni aneminë e shkaktuar si pasojë e mungesës së hekurit.

Kjo formë e anemisë çon në rënie të numrit të qelizave të kuqe të gjakut si pasojë e mangësisë së hekurit.

Brokoli nuk është i pasur vetëm me hekur dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme, si vitamina K dhe magnezi, por ka në përmbajtje të lartë edhe vitaminë C, që ndihmon në absorbimin e hekurit në trup.

Thjerrëzat janë një tjetër ushqim që ndihmon në eleminimin e anemisë, ku 1 lugë thjerrëza ka më shumë hekur se 230 gramë biftek. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i mirë për fibrat dietike, kaliumin dhe proteinat.

 

Patate të pjekura, të cilat përmbajnë hekur. Një patate pjekur përmban gati tri herë më shumë hekur se një racion pule 85 gramë. E shoqëroni me kos, brokoli të gatuar në avull dhe pak djathë të butë për një darkë të shijshme.

 

Përfitimet e çokollatës së zezë janë një tjetër element I rëndësishëm në eleminimin e anemisë. Përdorimi i saj lehtëson ankthin dhe përmirëson shëndetin e lëkurës, çokollata e zezë gjithashtu ofron një mënyrë të ëmbël për të rritur sasinë e hekurit. Një çokollatë e zezë 28-gramëshe përmban 2-3 mg hekur, më shumë se e njëjta sasi biftekut.

Farat e susamit
Vetëm një lugë gjelle fara susami përmban 1/3 mg hekur. Ato mund t’i përfshini shumë thjeshtë në dietë. Spërkasni pak fara susami sipër një sallate apo salce për t’i dhënë më shumë shije.

Qiqrat
Një lugë për qiqra përmban 4.7 mg hekur, më shumë se gjysma e dozës së rekomanduar çdo ditë për të rriturit. I piqni ato me pak vaj ulliri, ose i përzieni me domate, djathë dhe kastravecë.

Fasulet gjithashtu janë pjesë e ushqimeve që ndihmojnë në shërimin e anemisë. Ato përmbajnë 3-4 mg hekur për filxhanë. Sigurohuni që t’i gatuani mirë që të merrni të gjtiha vlerat ushqyese dhe t’i ruani shijen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *