Ja trendi më i ri në Instagram, pse të gjitha vajzat po çmenden pas tij…

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe. Është bërë e zakonshme tashmë në të gjithë botën që një stil i veçantë, të kthehet në trend nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram-it, rrjetit më të madh të shpërndarjes së fotografive. Dhe mesa duket vera 2018 ka pasur një numër të madh tendencash të reja në Instagram, por ky i fundit është tejet ekzotik dhe na bën të besojmë se për shumë vajza pushimet nuk kanë mbaruar akoma. “Pineapple Boobs” është trendi i fundit, që po praktikohet nga blogere e modele të ndryshme nëpër rrjete sociale. Fruti ekzotik duket se ju shkon për shtat vajzave më In të momentit, pasi në postimet e tyre te gjitha kanë shprehur një simpati të veçantë për të./ ”TEJ”




