Përmes një video të publikuar në mediat amerikane duket momenti i vrasjes së liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili  u vra me datë 29  tetor teksa u gjet i fshehur në një tunel.

 

Në pamje duken trupat amerikanë, të cilët gjuajnë teksa i drejtohen vilës ku qëndronte lideri i ISIS. Ndërkohë duket se vetë lideri i ISIS Al-Bagdadi, pasi nuk pati rrugëdalje hodhi veten në erë bashkë me dy djemtë e tij.

 

Kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, Gjeneral Kenneth McKenzie, tha se ndërtesat e shkatërruara tashmë duken si një parking me gropa gjigande.

 

“Ai u zvarrit në një tunel me dy fëmijë të vegjël dhe hodhi veten në erë ndërsa njerëzit e tij qëndruan në tokë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *