Me anë të një laksativi për bebe, përziehet në më të shumtën e rasteve kokaina në shtetet e BE-së. Ajo është më e padëmshmja, megjithëse trafikantët gjejnë gjithmonë rrugë të reja.

 

Sot përdoren disa përzierës, por të gjithë rrotullohen në një pikë. Medikamente bebesh që nuk dëmtojnë shëndetin e askujt.

 

Por në Tiranë të njëjtët trafikantë e përziejnë drogën ndryshe. Aspirinë, paracetamol, sodë buke është përzierësi bazë. Kjo në çdo vend të BE-së është vrasje me paramendim.

 

Ushqimi i zogjve shtëpiakë në Europë i përshtatet më së miri heroinës, nuk i ndryshon ngjyrën. Në Shqipëri përdorin edhe pluhur tullash, shton peshë, mban të njëjtën ngjyrë. Edhe kjo është vrasje me paramendim.

 

Policitë e shumë vendeve në botë, sot arrestojnë vetëm trafikantët që e perziejnë shumë keq drogën, dhe vrasin. Kur e përziejnë drogën kudo në botë dhe e vret përdoruesin, nuk arrestohesh më për trafik narkotikësh, por për vrasje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *