Është shumë i rëndësishëm momenti i propozimit për fejesë, por po aq e rëndësishme sa është që unaza me apo pa diamant që i fejuari juaj ju ka blerë t’ju futet në gisht dhe t’ju rrijë tamam.

 

Kjo tregon shumë për vëmendjen e tij ndaj jush. Por si mund të përcaktohet masa e unazës në shtëpi, pa qenë nevoja të shkoni tek argjendari?

 

Në këtë botë ku gjithçka po blihet online, kjo këshillë mund t’ju vlejë. Raphaele Canot e cila ka dizenjuar bizhuteri për Cartier, sugjeron matjen e gishtit sipas mënyrës franceze. Prisni një shirit letër me gjatësi 60 mm dhe rrotullojeni rreth gishtit. Shënoni pikën ku bashkohen skajet e saj dhe matni gjatësinë.

 

Në sistemin britanik, masa matet me shkronja që u korrespondojnë milimetrave të caktuara dhe variojnë nga A (më e vogla) tek Z (më e madhja). Ato më në trend janë mes K dhe N.

 

Një tjetër këshillë, është ta masni gishtin kur duart janë të ngrohta sepse janë më të fryra. Propozimi për fejesë nuk është një impenjim i lehtë! Merreni me seriozitet./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *