“Do braktis gjithçka dhe do nis një aktivitet nga shtëpia”- mund ta kemi thënë të gjithë, të paktën një herë por, të nesërmen, kemi tërhequr këmbët zvarrë dhe kemi shkuar sërish në punë! Jo se bëhemi pishman por sepse na mungojnë paratë!
Ato/a që munden sigurisht që e kanë vënë në praktikë, nuk janë menduar gjatë. Dikush ia ka dalë dikush tjetër jo…Fakt ngelet që, aktualisht, të lodhurit nga puna e zakonshme po e mendojnë gjithmonë e më shumë këtë zgjidhje aq sa, të punuarit nga shtëpia sot po kthehet në aktivitet tw zakonshem…

Të punosh nga shtëpia, në ditët e sotme, është më e thjeshtë, për shkak të afërsisë që na krijon interneti. Nga ana tjetër, punët krijuese mund të realizohen kudo…bizhu, aksesor dekorues për shtëpinë, pikturë, mirëmbajtja e një blogu…asnjëra prej këtyre ideve nuk ka domosdoshmërinë e një ambient të posaçëm. Në këtë mënyrë, evitohen oraret fikse, kolegët rivalizues, problemet e trafikut e shumë pengesa të tjera që mund të dalin befas, gjatë ditës.
Giorgia Rinaldi, për shembull, prej pak kohësh, pasionin e saj e ka kthyer në profesion, lehtësisht të realizueshëm nga shtëpia. 41-vjeçarja, pas një jete të përgjegjëshme në kompani të ndryshme, i braktisi të tëra dhe nisi të realizoj konfeksione të ndryshme nga shtëpia. E ka kthyer kuzhinën e saj në një laborator të vërtetë; përgatit salsa të kripura dhe të ëmbla. Tashmë, ajo është e lumtur çdo mëngjes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *