E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja si e ruan zërin Majk, veza pjesë e jetës së tij

Majk është një nga reperat më të suksesshëm në trevat shqiptare. Shumë njerëz e dallojnë menjëherë zërin e tij, pasi ka një stil të veçantë të të kënduarit dhe repon shumë shpejt. Jo shumë njerëz e kanë këtë aftësi pasi kërkon shumë përqendrim dhe aftësi në të kontrolluarin e zërit e këtë Majk di ta bëjë më së miri.

 

 

Pak minuta më parë, ai ka postuar një video ku është duke bërë ritualin e mëngjesit që, sipas tij, e ndihmon të mbajë zërin në formë. Duke qenë se Majk jep koncerte pothuajse çdo fundjavë, ai duhet të kujdeset shumë për zërin dhe pikërisht këtë sekret e ka ndarë me ndjekësit e tij. Keni dëgjuar shpesh kur thonë se të konsumosh një vezë të pabërë në mëngjes të bën mirë për zërin. Majk e ndjek plotësisht këtë këshillë.

Reklamë

 

 

“Duke pirë vezë për zërin”,- shkruan reperi bashkangjitur videos.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë