Ja si do të ishte partneri ideal për Greta Koçin

Këngëtarja e njohur Greta Koçi, ka festuar ditëlindjen e saj në një festë të vogël private nën shoqërinë e familjes dhe të miqve.
Gjatë postimeve të ndryshme që ajo ka bërë në Instagram i është përgjigjur edhe pyetjes në lidhje me faktin se si do të donte të kishtepartnerin e saj.
E pyetur se nëse do donte një burrë të pasur apo dikë me jetë normale që të fal dashuri, ajo ka zgjedhur ti përgjigjet kështu :”Do ta doja shumë të pasur, por nga mendja. Pasurinë e bëjnë njerëzit dhe aftësitë e tyre. Unë jam njeri që çmoj shumë zemrën, të qënurit njeri, çmoj shumë njerëzit punëtorë dhe të aftë në profesionet e tyre, njerëzit që të duan pastër dhe pa interes. Pasuria në vlera monetare pa këto që ju përmenda për mua vlen 0″.
Greta tashmë i është dedikuar muzikës në tjetër drejtim.





