Shëndeti është ajo që secili nga ne kërkon të mbrojë dhe të kushtojë kujdesin e duhur. Shenjat janë dhe paralajmëruesit kryesorë në lidhje me situatën në të ciliën mund të ndodhet trupi ynë ndaj asnjëherë nuk duhet që ti injorojmë ato.

 

Disa nga shenjat që nuk duhet të injorohen nga ne janë;

 

Buzë të çara

Kjo është një shenjë alergjie, prandaj duhet të bëni kujdes me higjienën orale, produket, ushqimet dhe mjekimet që përdorni. Kjo shenjë tregon mungesa të vitaminave A, B dhe E.

 

Rënie të vetullave

Rënia periodike e tyre është diçka normale, por nëse fillojnë të bien shumë tregon se ka një problem me aktivitetin e tiroideve dhe duhet të konsultoheni menjëherë me një doktor.

 

Ndryshimi i ngjyrës së thonjve

Thonjtë e zbehtë dhe të dobët janë një shenjë anemie. Kur ato zverdhen tregon se ka një problem në mëlçi.

 

Buzë me kontur të zbehtë

Nëse vini re flluska dhe fryrje të konturit të buzës së poshtme ju mund të jeni sensitiv ndaj rrezeve ultravjollcë. Për këtë duhet të përdorni kremrat për mbrojtje ndaj diellit.

 

Fytyrë e kuqe

Tre janë arsyet përse kjo shenjë shfaqet. E para për shkak të menopauzës tek femrat mbi 40 vjeç, e dyta tregon prezencën e infeksioneve dhe e treta ndodh për shkak të momenteve kur ju merren mendtë.

 

Njolla të bardha në dhëmbë

Kjo njihet ndryshe si fluor i dhëmbëve dhe ndodh për shkak të konsumit të tepërt të ujit, ose për shkak të produkteve që përmbajnë fluor në sasi të mëdha.

 

Lëkurë e thatë e trupit

Gjatë sezonit të dimrit kjo është diçka normale dhe mund të mbahet nën kontroll nëpërmjet solucioneve dhe kremrave të posaçëm, por nëse nuk bëjnë punë duhet të konsultoheni me një mjek, pasi mund të jetë dermatit i shkaktuar nga ambienti i jashtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *