Subscribe

Qytetarët e Tiranës do të pagujanë një një taksë të rritur të pronës.Bëhet fjalë për taksën e banesës, të cilën aktualisht e pagujanë tek fatura e ujit, 100 lekë  në muaj.

 

Bashkia e tiranës ka marrë të drejtën ligjore për të aplikuar një diferencim në nivelin e kësaj taske.Është parashikuar që rritja të arrijë deri  në 30 %. Kryebashkiaku Erjon Veliaj shpjegon arsyet e këtij diferencimi.

 

“Kur ne themi Tiranë shumica e njërzve mendojnë qëndrën,  por sot Tirana ëshstë Zall Herr, Kashar, Shengjergj.  Por si mund të jetë taksa e pronës njësoj në bllok me 10 % diferenc nga Shëngjergji, Kashari, Zallheri apo Krraba”- thotë Veliaj.

 

Sipas tij duke i dhënë bashkisë tolerancën me plus 30 ose minus 30 % do të thotë që bashkia mund të bëjë politika lokale. Nuk dihet ende sa sa do te jetë niveli përfundimtar i kësaj takse bazuar edhe në zonat e Tiranës, si dhe kur do të hyjë në fuqi.

 

Por rekomandimet e fmn kanë qënë që ajo të nisë zbatimin nga fillimi i këtij viti. Aktualisht vetëm qytetarët e Tiranë paguajnë taksë prone, ndërsa në qytetet e tjera ajo nuk vilet.

 

Paralelisht me ketë nisëm, sipas kryebashkiakut më vonë do të propozohet një ligj më vetë për tiranë,  e cili mban edhe kostot më të mëdha se cdo vend tjeter. Sipas tij cdo qytetar që vjen në kryqytet kërkon një shërbim  shtesë dhe kjo për pasojë rrit kosoto e mirmbajtes në Tiranë.

 

Ndaj sipas Veliajt ka ardhur momenti që të ketë një ligj më vetë për kryeytetin. Komisioni i ekonomisë i ka dhënë ok ligjit për financat vendore.Ky ligj përveç të tjerash i hap rrugën bashkive që të vendosin edhe taksa të përkohshme, me qëllim realizmin e investimeve si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *