E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja pse Pink e anulloi koncertin për të disatën herë!

 

Ylli i muzikës pop, Pink, së fundmi ndodhet në Australi për të realizuar një tur muzikor dhe duket se gjërat nuk janë duke ecur mirë për të. Të premten e kaluar ajo anuloi një koncert pak minuta para se të niste dhe ditën e sotme ka anuluar një tjetër.

 

Shkak për këtë është bërë një virus që ajo ka marrë gjatë qëndrimit në Australi. Pink është shoqëruar dy herë për në spital dhe mjekët njoftojnë se këtë herë situata është më serioze.

Reklamë

 

“Pink do të vazhdojë të qëndrojë në spital, duke vazhduar trajtimin për tu rimëkëmbur,”- shkruajti në ‘Twitter’ Live Nation.

 

 

Koncerti i ardhshëm i planifikuar është të enjten dhe biletat janë ende në shitje nëpërmjet faqes së internetit, por nuk dihet ende nëse do të mbahet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë