E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ja prokurorja që mbylli çështjen ndaj Avdylajve në korrik 2018

Në një kohë kur PD akuzon Donika Prelën se ka liruar kreun e grupit të Avdylajve në kohën kur ka qënë drejtuese e organit të akuzës në Durrës, dalin në drite të tjera detaje.

 

Burime zyrtare nga organi i akuzës pohojnë se prokurorja që ka hetuar dosjen Avdylaj ka qenë Teuta Rrudha. Mesohet se në korrik të 2018 prokuroria e Durrësit ka kërkuar pushimin e çështjes, ndërkohë që Avdylajt vijonin të ishin nën hetim nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

Më herët gjatë kësaj të hëne prokurorët e Vladimir Mara dhe Dritan Premci mohuan akuzat e PD për përshirjen e drejtueses së Krimeve të Rënda në dosjen “339” ku janë përgjuar anëtarë të grupit Avdylaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë