E hënë, 14 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja përse Meghan Markle i mban duart gjithmonë në të njëjtin pozicion?

Ilustrim · Vizion Plus

Meghan Markle që prej ditës që është bërë pjesë e familjes mbretërore ka ndryshuar mënyrën e qëndrimit kur del në publik apo kur takon njerëz të rëndësishëm.

Shumë ndryshe nga aktorja që ishte dikur, tashmë dukesha i mban duart gjithmonë të kryqëzuara para, duke i dhënë vetes një pamje mjaft elegante.

Ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë se ky pozicion i jep dukeshës siguri.
“E dini çfarë ndodh? Kur qëndroni zakonisht në pozicione të njëjta, filloni ndiheni rehat dhe trupi e bën zakon, Më pas, bëhet pjesë e juaja dhe e bëni instiktivisht. Dukesha duket e sigurt, tregon siguri me duart e saj të pozicionuara ashtu”, shprehen ekspertët.

Një pozicion i tillë është i ngjashëm me mënyrën e qëndrimit të Kate Middleton, thjesht se dukesha i mban duart e drejtuara poshtë. Ka të ngjarë që Meghan të jetë këshilluar me ekspertë të gjuhës së trupit për ta ndihmuar që të krijojë një imazh të vetin./ TRING

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh