E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja përse Kate Middleton nuk mund të japë kurrë autografe

Kemi parë vazhdimisht disa foto të anëtarëve të familjes mbretërore britanike me simpatizantë të tyre, të marrin dhurata nga ta apo edhe të ndalen pak për të biseduar.

 

Por, e keni parë ndonjëherë Kate të nënshkruajë një autograf për ndonjë fans? Kurrë. Kjo gjë është e ndaluar për të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, për një arsye shumë të thjeshtë: për të shmangur rrezikun e falsifikimit të firmës.

 

Reklamë

Duhet thënë se ka pasur raste të shumta që iu është kërkuar të japin një autograf, por përgjigja e tyre ka qenë e njëjtë: ” Më falni, nuk më lejohet ta bëjë këtë gjë.” E megjithatë si shumë rregulla të tjera të protokolli, edhe ky është thyer. Ka qenë princ Charles i cili në vitin 2010 ka nënshkruar një autograf, nëse mund ta quajmë kështu, në një copë letër për një viktimë nga përmbytjet. Ai shkroi thjesht: Charles 2010.

 

Ata ndoshta nuk mund të japin autografe, por Kate dhe Harry si dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore janë të lejuar që të bëjnë fotografi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë