E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ja për çfarë akuzohen Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi

Pas gjobës dhe heqjes së patentës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë proceduar penalisht për shkak të protestave në mbrojtje të Teatrit.

Sipas policisë së Tiranës, ka nisur një procedim penal ndaj krerëve të opozitës  për shkak të se kanë protestuar në mënyrë të jashtëligjshme pa lejen nga organet kompetente, aq më tepër ne periudhe pandemie.

Ne total janë proceduar penalisht 9 persona. Bashke me Bashën dhe Kryemadhin janë proceduar në gjendje të lirë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe sekretari për çështjet ligjore i demokrateve Çlirim Gjata. Burimet bëjnë të ditur se procedimet kanë nisur edhe për artistët Robert Budina, Neritan Liçaj, Adriana Kalaja, Artan Manushaqa dhe Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Nga ana tjeter kreu i FRPD, Belind Këlliçi dhe ish- deputetja e LSI Silva Caka kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës Policinë e Shtetit.Këlliçi dhe Caka kanë depozituar kallzimin edhe ne prokurorine e Tiranes.

Reklamë

Këlliçi dhe Caka pretendojnë se paraditen e 17 majit Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve. Të dy politikanët u shoqëruar në komisariat gjatë aksionit për shembjen e Teatrit por më pas u liruan.

Pas këtij kallëzimi, ka reaguar ashpër dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Lleshaj i ka quajtur skutha dhe të pabesë përfaqësuesit e opozitës, madje u kujtoi edhe ngjarjet e 21 janarit. Ndërtë tjera Lleshaj shtoi se nuk është policia ajo që vendos për shembjen apo për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë