Mbase nuk e kishit menduar, por të ngrënit me tepri të qershive, mund të ketë pasoja në shëndetin tuaj pasi qershitë janë të pasura me hekur, vitamina C dhe antioksidues.

 

GRUMBULLOHEN KALORITË

Ndoshta duket çudi, por edhe pemët e shëndetshme mund të kenë kalori dhe të rrezikshme për linjën. Një gotë me qershi (200 g) përmban 100 kalori. Mirëpo, nëse e teproni, në organizëm mund të dërgoni shumë më tepër kalori sesa që e keni planifikuar dhe lehtë mund të trasheni.

 

SASIA E TEPËRT ME FIBRA KRIJON TELASHE

Rreth 200 g qershi përmbajnë 3 g fibra, ose 12 për qind të nevojave ditore. Nëse e teproni me qershitë, sasia e tepruar mund të shkaktojë fryrje, gazra dhe diarre.

 

SHUMË KARBOHIDRATE

Vetëm dy gota qershi përmbajnë 50 g karbohidrate, ose 17 për qind të nevojave ditore. Karbohidratet në qeshi përbëhen nga fibrat dhe sheqernat, prandaj dy gota qershi në vete përmbajnë edhe 40 g sheqer.

 

ALERGJITË

Qershitë përmbajnë proteina që te presona të caktuar mund të shkaktojnë alergji. Nëse keni alergji në qershi, nuk guxoni t’i hani, sepse shkaktojnë probleme me përtypjen, mundime dhe diarre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *