E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja me cilën këngë fle vogëlushja e Anjeza Shahinit

Dikur nënat dhe gjyshet i vendosnin fëmijët në gjumë me ninulla të trashëguara nga nënat dhe gjyshet e tyre, kurse sot gjërat janë pak më ndryshe.

 

Fëmijët flenë me këngët e YouTube si ‘Baby Shark’, “Qingji i vogël”, etj. Por Anjeza Shahini ka vendosur të veprojë ndryshe.

 

Reklamë

Ajo ka postuar një video, duke vënë vajzën  në gjumë  me këngën e Vaçe Zelës ‘O moj e bukura Arbëri’. Anjezën e kanë quajtur edhe ‘Vaçja e dytë’, prandaj Tori do të rritet duke i njohur këngët shqiptare, edhe pse të ardhmen mund ta ketë në Britaninë e Madhe.

 

“Sa Tori është e vogël, kam shansin t’i këndoj dhe mësoj asaj këngën e vërtetë shqiptare, atë që rrjedh si burim i ujit të kulluar”, shkruan Anjeza tek videoja.

 

https://www.instagram.com/p/B3B05h7nco5/?utm_source=ig_web_copy_link

Vazhdo të lexosh

Reklamë