E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Ja me çfarë do të zëvëndësohen shishet plastike në të ardhmen

Shishet plastike të ujit së shpejti mund të jenë diçka e së kaluarës falë këtyre flluskave të ngrënshme uji të ideuara nga një start-up në Londër.
Flluskat e quajtura Ooho!, janë krijuar duke injektuar një sasi uji brenda membranave natyrale prej ekstraktesh të algave të detit. Asgjë nuk përfundon në koshin e mbeturinave dhe produkti degradon bilogjikisht 4-6 javë pas prodhimit nëse nuk konsumohet.
Skuadra pas kësaj ideje të mrekullueshme quhet Skipping Rocks Lab, një grup të diplomuarish në fushën e inxhinierisë në RCA dhe Imperial College në Londër të cilët e prezantuan idenë e tyre madhështore në vitin 2013. Që nga ai moment ata kanë punuar shumë për ta kthyer idenë në realitet. Duke patur parasysh që Shtetet e Bashkuara shpërdorin rreth 35 miliard shishe plastike në vit dhe duke patur parasysh që shishet e ujit kërkojnë qindra vite për t’u dekompozuar, kjo duket si një ide brilante për këdo që ka informacion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë