Java që po lëmë pas mund të konsiderohet pa frikë si java e Robertit dhe Norës, e duke njohur si funksionon showbiz-i në Shqipëri, ku mjafton një lajm për të ndërtuar një mullar, e sigurt që për të dy do të vazhdojë të flitet gjatë.

 

Në të vërtetë, askush nuk do ta kishte besuar që një prej çifteve më jetëgjatë (plot 13 vite të kaluar së bashku) do të ndaheshin nëpërmjet një postimi në Instagram. Ishte Roberti ai që pranoi i pari se të dy i kishin dhënë fund martesës së tyre dhe se tashmë ishin veçse mami e babi i Renée-së, vajzë së tyre të vetme.

 

Menjëherë shtëpi rozë iu fut kërkimeve për të zbuluar arsyen e vërtetë të këtij divorci, i cili i ngjan një kronike të paralajmëruar më parë.  Çifti kishin prej muajsh probleme të vazhdueshme dhe se Roberti ishte larguar nga shtëpia.

 

Mirëpo në gjithë këtë histori, ku secili vazhdon të japë mend, Nora është e vetmja që nuk ka dhënë akoma variantin e saj, ose të paktën një prononcim për mediet. Dhe mesa duket, do të na duhet të presim akoma pasi  këngëtarja e njohur sa nisur pushimet së bashku me vogëlushen e saj.

 

Nënë e bijë po pushojnë në një resort, i cili nuk bëhet ende i ditur ku është, por nga pamjet duket thjesht i mrekullueshëm. Është verë, ndaj dhe Nora me Renée-në i meritojnë disa ditë pushimi larg temperaturave të larta dhe thashethemeve. Të jetë vallë kjo përgjigjia e Norës për të gjithë pyetjet që po merr këtë kohë?/Living

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *