Ja kush është shteti tjetër i BE kundër Ushtrisë së Kosovës

Kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës përveç Spanjës dhe Austrisë është shprehur edhe Rumania. Në komentin e saj Rumania ka nënvizuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në shtetin më të ri evropian.
Ministria e Jashtme e Rumanisë, përmes një deklarate për mediat ka inkurajuar dyja palët Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë dialogun dhe t’i shmangin iniciativat që “mund të rrisin tensionet”.
“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord deri më tani, duke shmangur deklaratat dhe iniciativat që mund të rrisin tensionet në nivel rajonal”.
Edhe NATO denoncoi të premten vendimin e Kosovës për formimin e ushtrisë. Aleanca Veri-Atlantike deklaroi se do të rishikojë pozicionin e saj në Kosovë.




