Tashmë siç e dimë, Kylie Jenner nuk është më mbretëresha e Instagram-it, por titullin e mban një vezë. Një javë më parë, world_record_egg pushtoi rrjetin dhe theu rekordin e postit më të pëlqyer.

 

Tashmë profili ka 7.4 milionë ndjekës dhe postimi i vetëm është pëlqyer nga më shumë se 47.4 milionë njerëz. Por cili është personi që fshihet pas gjithë kësaj? TooFab ka kontaktuar 19 vjeçarin Ishan Goel, personin që u mor me marketingun e faqes. Edhe pse ai nuk ishte iniciatori, ka kontaktuar me faqen kur kishte më pak se 1 milionë pëlqime, sepse e dinte që do të kthehej virale.

 

 

Përtej kësaj, Goel ka treguar dhe gjithçka që fshihet pas suksesit të “vezës”.

 

“Ka dy arsye themelore pse ky postim shpërtheu. E para është se interneti ra në dashuri me idenë e të përdorurit diçka për të pasur një pikë lidhjeje me një personazh të njohur, në mënyrë që potencialisht të mund të ndikonin në veprimet e këtij personazhi, ose të paktën të merrnin një përgjigje prej tyre. E dyta është që interneti filloi shpejt ta shihte si një sfidë, që i inspiroi njerëzit të investonin kohë dhe energji për të ndihmuar që ai post të kthehej në një valë shpërndarjesh.”- është shprehur ai./Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *