E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja ku ti kaloni pushimet njësoj si familjet mbretërore!

Edhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë nevojë për pushime!

Pas disa muajve të ngjeshur, përfshirë këtu lindjen e princit më të vogël, ceremoninë e martesës me famë botërore dhe paraqitjeve të pafundme publike, Kate Middleton dhe Princi Ëilliam po marrin lejen e Mbretëreshës për të pushuar.

Sipas “Hello!”, Kate dhe Ëilliam së bashku me tre fëmijët, Princi Louis vetëm dy muajsh kanë zgjedhur ishullin privat të izoluar Mustique! Kjo parajsë e fshehur ndodhet në detin e Karaibeve rreth njëqind milje në perëndim të Barbados.

Sipas blogut mjaft të klikuar “Tea Time ëith the Cambridges”, prindërit e Kate ishin parë gjithashtu t’u bashkoheshin në aeroport familjes mbretërore.

Kjo nuk është hera e parë që çifti viziton këtë ishull pasi në vitin 2012 dhe 2014 kanë kaluar pushimet e verës në ishujt Barbados. Megjithatë këtë herë këto pushime do të jenë më të zhurmshme dhe argëtuese!

 

Vazhdo të lexosh