Subscribe

Kërkesa për të udhëtuar është në nivele minimale pasi fluturime nuk ka por edhe ato që kryhen janë drejt destinacioneve që nuk kanë pengesa. Sigurisht festat këtë vit do të festohen në shtëpi, por ka një përqindje të vogël të shqiptarëve që do të udhëtojnë jashtë vëndit. Besnik Vathi, nga shoqata e tur- operatorëvë i ftuar në E-Zonë tha se ka prenotime minimaliste drejt disa shteteve.

 

“Ka lëvizje drejt Sharm el Sheik, ka prenotime drejt Stambollit, interes ka patur edhe për Maqedoninë, por duhet ta  themi ato ajo në nivelet më të ulta të 25 vitëeve të fundit, të paktën të atyre që vendosin të udhëtojnë më agjenci. Në këtë vit vendosë edhe një charter për linje direkte me Dubain, pasi nuk ka kufizime në lëvizje por edhe atë e anulluam si destinacion pasi nuk pati kërkesa”-tha Vathi

 

Sipas operatorëve të fushës, tashmë ka dritë në fund të tunelit, me daljen e vaksinës rikthehet shpresa për të rinisur një normalitët në këtë treg.

 

“Punë është edhe sa kilomentra do të ecim në tunel, për ti rinisur punën tonë. Vaksina është një lajm I mirë. Ndaj unë mëndoj se 6-mujori i parë i 2021 do të rikthejë fluturimet e dikurshme, pasi  njerëzit do të duan të udhëtojnë dhe të argëtohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *