E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ja fotot e 3 personave të arrestuar për supergrabitjen e Rinasit

Orë pas ore po dalin në drite detaje të reja në lidhje me grabitjen e Rinasit ku u morën 5 milion euro ndërsa mbeti I vrarë njeri prej autoreve të grabitjes, Admir Murataj.

Së fundmi me urdhër të prokurorisë, policia arrestoi 4 persona, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitje, duke larguar nga vendngjarja autorët.

Të arrestuarit u kapën në Elbasan, ku u zbulua edhe servisi që bëri modifikimin e furgonit me mbishkrimin Hetimi Tatimor.

Në pranga ranë Saimir Çela, Renaldo Sula e Alkond Bengasi, të tre nga Elbasani, si dhe Oltian Veseli nga Kruja.

Reklamë

Ky i fundit sipas burimeve, dyshohet të jetë edhe personi që ka larguar me makinë 4 grabitësit e tjerë që mundën të shpëtonin pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Dy prej të arrestuarve ishin punësuar në servisin e makinave, i marrë me qera 6 muaj më parë në emër të Eldi Çalës, vëllai i Klemend Çalës, ky i fundit si i dyshuar si pjese e grupit qe kreu grabitjen.

Vizion Plus ka siguruar edhe fotot e 3 nga 4 personave që janë arrestuar për këtë supergrabitje.

Më poshte fotot përkatëse:

Më shumë video

Reklamë