E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja disa sëmundje që kurohen me sodë buke

Soda e bukës kryen një sërë funksionesh, por ky pluhur magjik shërben për t’ju kuruar disa sëmundje. Mjafton të pini vetëm një gotë ujë me një lugë sode buke, kjo për shkak se soda e bukës është substancë alkaline që ndihmon funksionet metabolike.

 

Përmban gjithashtu fosfat monocalcium dhe bikarbonat natriumi elementë të cilët ndihmojnë në:

 

Reklamë

Lehtësimin e urthit

Kur acidi i stomakut ju ngjitet deri në ezofag shkakton djegie të stomakut. Kjo gjendje mund të trajtohet duke pirë ujë me sodë buke.

 

Neutralizon pH e organizmit

Konsumimi i ½ lugë sodë buke përzier me 1 gotë me ujë do të rivendosë ekuilibrin e pH në trupin tuaj. Për shkak të pH mbi 7, soda është një përbërës magjik që ndihmon metabolizmin të funksionojë mësë miri.

 

Kuron problemin e gurëve në veshka

Konsumi i rregullt i sodës së bukës do të shpërbëjë kristalet në veshka.

 

Përmirëson performancën fizike

Sode është tepër alkaline, që do të thotë se ul nivelet e acidit laktik i cili kontrakton muskujt tuaj. Soda është një metodë efektive për të parandaluar grumbullimin e acidit. Një nga trajtimet më të mira për infeksionet urinare është soda e bukës. Përzieni një lugë sodë buke në një gotë ujë dhe pijeni një herë në ditë. Kjo metodë është veçanërisht e dobishme nëse përjetoni ndjesi djegieje kur urinoni, shkruan “Living”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë