Rreth një muaj më parë Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Më shumë se një muaj pas lindjes së vogëlushes, çifti i njohur kanë publikuar këngën “Romeo&Juliet”, që tregon historinë e tyre të dashurisë.

 

Në videoklip Loredana është shfaqur në formë perfekte fizike dhe këtë e ka aprovuar dhe vetë. Ajo ka falënderuar edhe bashkëpunëtoret për këngën më të re, por falënderimin më të madh e ka rezervuar për vajzën e saj.

 

“Dhe falënderimet më të mëdha për vajzën time, Hana, dhuratën më të mirë dhe të bukur në botë. Ti je dhe do mbetesh numri 1 për mua në çdo vit, muaj dhe ditë, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh! Jeta ime”.Kujtojmë se “Romeo&Juliet” nuk është bashkëpunimi i parë mes Mozzik dhe Loredanës, sepse pak muaj para se vajza e tyre të vinte në jetë ata publikuan këngën “Bonnie&Clyde”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *