E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 49 minuta më parë
Bota

Ja cili është mashkulli më seksi në botë për vitin 2020

Revista ” People ” kurorëzon   edhe poërf këtë vit mashkullin më tgë bukur dhe më seksi në botë.

 

Sipas kësaj reviste prestigjozë fituesi për vitin 2020 është Michael B. Jordan .

 

Reklamë

Aktori 33-vjeçar amerikan, është i njohur më shumë për rolet e tij në “Black Panther and Creed”, komenton:

 

“Unë jam i entuziazmuar për këtë çmim, është një nder i madh dhe gratë në familjen time do të jenë shumë krenare për të.”

 

Jordan  është aktiv në lëvizjen “black lives matter” dhe ai doli në krah të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Aktori i lindur në Kaliforni dhe i rritur në Neë Jersey u bë i famshëm në vitin 1999 falë pjesëmarrjes së tij në serialin televiziv “Sopranot” dhe më pas gradualisht pushtoi role gjithnjë e më të rëndësishme në kinema duke u bërë një nga yjet më të kërkuar.

 

 

Midis projekteve të reja ka një film në proces me regjisorin italian të “Suburra” Stefano Sollima.

 

Para tij, çmimi i lakmuar “Mashkulli më seksi” i shkoi John Legend në 2019 dhe Idris Elba në 2018.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë