E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja cili është krahu ideal për të fjetur

Ilustrim · Vizion Plus

Gjatë gjumit shumë nga ne e dinë se duhet të qëndrojmë shtrirë në krahun e majtë por nuk dimë të mirat shëndetsore nga ky fakt.

 

Sipas studimeve të fundit të bëra në lidhje me këtë fenomen  të fjeturit në anën e majtë ka një sërë të mirash për shëndetin.

 

Nëse gjatë gjumit qëndrojmë shtrirë në anën e majtë na ndihmon në përmirësimin dhe funksionet e organeve, në krahasim me krahun e kundërt që sjell më shumë shqetësime për organizmin.

 

Disa nga të mirat shëndetsore të këtij pozicioni gjumi janë;

 

Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik

Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të mbeturinave në mënyrë më efikase.

 

Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë

Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj dhe punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është graviteti që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt.

 

Nxit reduktimin e urthit

Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës dhe mëlçia nuk do të mbingarkohet. Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë e tendos këtë organ.

 

Të flesh në anën e majtë bën mirë për zemrën tuaj

Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh