Shpesh ngjyrat e kafshëve kthehen edhe në trend në ngjyrën e garderobës së femrave.
Printimet e kafshëve i ndajnë njerëzit në dy grupe: në ata që janë të dashuruar pas lëkurës së kafshëve të printuar në pëlhurat e veshjeve dhe në ata që janë në mënyrë kategorike kundër!
Në qofshi pjesë e grupit të parë vazhdoni të lexoni më tej: printi më i bukur i kësaj vjeshte do të jetë a ii gjarprit dhe ekspertët e modës paralajmërojnë se ky dizajn do t’ju veshë nga koka te këmbët. Nga çanta dhe çizmet deri tek aksesorët e teknologjisë, ky model do të jetë trendi më IN i vjeshtës.
Përmes fotove të mëposhtme ju do të shikoni se si mund të përshtatet ngjyra e lëkurës së gjarprit në rroba dhe aksesorë të ndryshëm.
Ekspertët e modës nuk rekomandojnë të visheni nga koka te kembet me lëkurë gjarpri, por zgjidhni vetem nje veshje










