E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ja cilat janë dy prioritet e para të qeverisë së Albin Kurtit

Hajrulla Çeku, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, renditi prioritetet e qeverisë së Albin Kurtit.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Çeku tha se si fillim do të sigurohet drejtësi për qytetarët dhe do të punohet për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike.

 

“Nëse shihni anketimet në lidhje me çfarë presin qytetarët nga shteti, nga qeveria, lufta kundër korrupsionit, beteja ndaj pandemisë, papunësia, janë prioritetet e qytetarëve. Edhe ne do të veprojmë në raport me pritshmëritë e tyre. Do të marrim gjërat me radhë. Gjatë fushatës kemi thënë që janë dy fjalët kyçe të fushatës, drejtësi dhe punësim. Drejtësi jo vetëm në kuptimin e drejtësisë në gjykata, por drejtësi dhe shtet is ë drejtës, një shtet që siguron që qytetarët janë të gjithë të barabartë. E dyta është punësimi.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë