Menaxhimi i buxhetit është një ndër sfidat më të vështira për shumë persona. Nëse i keni kaluar apo jeni afër kufirit të moshës 31-vjeçare atëherë duket të bëni kujdes pasi konsiderohet si mosha që shpenzon më shumë.

 

Sipas një ankete të zhvilluar nga kompania ‘ClearScore’ ka zbuluar se për shkak të ngjarjeve të rëndësishme që ndodhin në këtë moshë, kjo periudhë është koha kur njerëzit fillojnë të ‘shtrydhen’ financiarisht.

 

Nga 3,000 njerëz sa kanë marrë pjesë në këtë anketim, shpenzimi më i madh në moshën 31-vjeçare duket se është martesa, ku 27% prej të anketuarve e kanë deklaruar këtë.

 

Përveç martesës, 25% e të anketuarve kanë thënë se blerja e një shtëpie/banese është shpenzimi tjetër më i madh, pastaj lindja e fëmijës (20%) dhe pagesa e muajit të mjaltit (14%).

 

Këto të gjitha janë momente të mëdha në jetën e një personi. Por, siç e dimë, mijëvjeçarët shpenzojnë shumë para në sanduiçë dhe hamburgerë.

 

Prandaj, duke marrë parasysh se të rinjtë shpenzojnë shumë para në rininë e tyre, ekspertët financiarë rekomandojnë që të filloni të kurseni para sa më herët që është e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *