Shumë personave ju pëlqen që të rrinë gjithmonë të vegjël dhe të mos, rriten dhe të marrin përgjegjësitë që duhët të ketë një i rritur.

 

Megjithatë nuk mund të rrimë fëmijë gjithmonë dhe herët apo vonë duhet të rritemi. Tashmë shkencëtarët japin një moshë konkrete se kur njerëzit piqen vërtetë.

 

Këtë përgjigje e kanë dhënë studiuesit anglezë të Academy of Medical Science në Oxford, në kongresin ndërkombëtar për neuroshkencën. Sipas shkencëtarëve, duke nisur nga mosha 30-vjeçare, nuk mund ta quani më veten adoleshentë, pasi pikërisht nga kjo moshë nis pjekuria.

 

Ndaj mos e gënjeni veten se jeni të pjekur kur arrini 18 vjeç! Mosha 30 vjeçare shënon kapërcimin e madh.

 

Studiuesi Peter Jones, i Universitetit të Cambridge, shpjegon se, “Nuk ekziston një datë fikse, por të gjitha të dhënat e analizuara, tregojnë se mosha 30-vjeçare, shënon kapërcimin e madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *