E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja cila është frika më e madhe e të dashurit të Jennifer Lopez

Çifti Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez prej gati dy vitesh janë në një marrëdhënie shpesh ato shfaqen të buzëqeshur krah njëri tjetrit duke treguar se janë në një marrëdhënie të shëndetshme.

 

Në këtë marrëdhënie duket se ai që ka më shumë frikë është Alex, i cili duket se trembet nga fakti se Jennifer mund të ndahet prej tij.

 

Reklamë

Në një intervistë për ‘Good Morning Britain’ ai ka shprehur hapur frikën e tij se Lopez mund ta largojë nga jeta e saj. “Thjesht shpresoj që ajo nuk do të zgjohet një mëngjes dhe të më thotë ‘Ok, koha jote mbaroi, ik tani’”.

 

Pak kohë më parë u përfol se Jennifer dhe Alex ishin fejuar, por këngëtarja ka thënë se nuk është ende gati për një martesë dhe se për momentin do të shijojë historinë e dashurisë me partnerin e saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë