Kate Middleton është nënë e 3 fëmijëve: George, Charlotte dhe Louis. Dukesha dhe bashkëshorti i saj, William, shpesh marrin fëmijët e tyre me vete kur kanë vente publike dhe nuk është për t’u habitur që herë pas here fëmijët mund të lodhen ose të mërziten dhe të fillojnë të qajnë. Pra, çfarë është ajo që bën Kate për të qetësuar këta fëmijë mbretërorë?Të qetësosh një fëmijë i cili është duke qarë dhe i dëshpëruar nuk është kurrë e lehtë dhe duhet të jetë edhe më e vështirë kur je një nënë në qendër të vëmëndjes ashtu si Kate Middleton. Duket se dukesha ka bërë kurioz të gjithë publikun me sjelljet e saj dhe sekretet pëe tu sjellë me fëmijët:

-Ajo i prek lehtësisht në kokë: Nëse shikoni nëpër fotografi të Kate me fëmijët e saj, mund të gjeni foto të saj duke prekur kokën, si në fotot . Kjo është një nga mënyrat se si ajo i qetëson dhe i bën të sillen mirë.“Prekja e kokës” është një lidhje e bukur “, tha Dr. Rebecca Chicot, një eksperte për zhvillimin e fëmijëve dhe prindërve, në intervistën e saj për The Sun.

-Ajo ulet për të folur me fëmijët: Kurdoherë që dëshironi të ndërveproni me fëmijën tuaj, duke përfshirë edhe rastet kur dëshironi t’i  qetësoni, është një ide e mirë të uleni në nivelin e syve të tyre. Sipas ekspertëve, kjo mund ta bëjë ndërveprimin tuaj më produktiv./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *