Gjurmët e gishtërinjve, nuk ndihmojnë vetëm në zbulimin e kriminelëve por gjithashtu ndihmojnë dhe në identifikimin e atyre që rrezikohen nga zhvillimi i sëmundjeve të caktuara, madje edhe para se të ndodhin simptomat.

 

Një studim më i fundit ka zbuluar se gratë me një tip të veçantë të gjurmëve të gishtave kanë një rrezik në rritje të zhvillimit të tumoreve gjinekologjike.

 

Tashmë shkencëtarët kanë konstatuar se ekziston një lidhje midis shenjave të gishtërinjve dhe njëkohësisht unazave të njëjta të gishtave dhe një rreziku në rritje për disa sëmundje, të tilla si diabeti, sëmundja e Alzheimerit, leukemia, depresioni, impotenca.

 

Format themelore që shfaqen në shenjat e gishtërinjve, modelet spirale, unazat dhe harqet mund të tregojnë një rrezik në rritje për këto sëmundje: Kanceri Diabeti Skleroza multiple Astma Impotenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *