Këtë të shtunë, emisioni “Jonida’s room” në “Vizion Plus” nis me energjinë pozitive të Orgesa Zaimit dhe Jonida Maliqit.

 

Duke udhëtuar me makinë, vajzat  bëjnë karaoke me këngë të ndryshme shqiptare dhe të huaja, dhe zhvillojnë një bisedë mjaft të këndshme.

 

Zaimi, pjesmarrjen e saj në Këngën Magjike e cilësoi si nivelin e saj më të lartë artistik.

 

“Jam shumë e lumtur për pjesmarrjen time në Këngën Magjike pasi  ishtë një këngë e cila për mua niveli artistik ishte shumë i lartë. Eshtë një këngë nostalgjike e cila është e pa kohë sepse mund ta dëgjosha pas 20 vitesh dhe prap ta dëgjosh me qejf.  Hajde të këndojmë,të bëjmë duet bashkë tani.E di që kur të kam parë për herë të parë duke kënduar kam thënë unë kam ngjashmëri në stil, në të kënduarit  me këtë vajzë”, tha Jonida.

 

Duke kënduar këngë të artistëve të njohur dhe nga zhanere të ndryshme, Orgesa dhe Jonida treguan se ndodh që ndonjëherë bezdisen kur dëgjojnë këngët e tyre në ambientet që frekuentojnë apo kur janë në makinën e dikujt tjetër.

 

“Po më ndodh të bezdisem nga këngët e mia, sidomos më këtë këngën e verës më kanë lodhur shumë me qokën që më kanë bërë, shkoja në supermarket dhe te kasa dëgjoj këngën”, tha Orgesa.

 

“Ndërsa unë kur e dëgjoj filloj analizoj dhe them këtu mund ta kisha realizuar ndryshe dhe filloj dhe kritikoj veteveten. Ëa kjo është drama ime sepse kur je këngëtare live, ne i jepemi më shumë kënges live dhe në studio ne nuk përformojmë mirë nga perfeksionizmi që duam. Unë ia kam nxirë Kledi Bahitit këtë herë sepse kam manin që dua gjithmonë perfeksionin por ndonjëherë duhet të qetësohesh dhe t’i lësh gjërat të rrjedhin”, përfundoi Orgesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *