E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja çfarë ka kuptuar Anjeza me ardhjen në jetë të Viktorias

Këngëtarja Anjeza Shahini u  bë nënë për herë të parë më 8 mars të këtij viti e përmes një fotografie në rrjetet sociale,ajo zbuloi emrin, por jo fytyrën e vogëlushes.

 

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI.”

 

Menduam se ndonjë ditë, Anjeza do të ‘lëkundej’ e do të bindej të postonte fotografinë e vogëlushes me fytyrë, por ende në Instagramin e mami Anjezës nuk shohim një foto të Viktorias.

 

Ndonëse postimet me të voglën nuk mungojnë, Anjeza tregohet gjithmonë e kujdesshme që mos t’ia zbulojë fytyrën. Së fundmi ajo ka postuar dy video të vajzës duke u shprehur në këtë mënyrë.

 

“Gjithmonë kam kujtuar se fëmijëria është periudha më e bukur e jetës, por e paskam pasur gabim, mëmësia qenka ç’qenka”.

 

 

Vazhdo të lexosh