Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ka efekte negative në shëndetin e secilit nga ne. Një ditë në tavolinën tuaj të punës zvogëlon qarkullimin e gjakut, duke bërë që në enët e gjakut të grumbullohen rezerva të padëshirueshme.

 

Është e rëndësishme që secili nga ne ta kordinojë kohën në mënyrë që të qëndrojë sa më pak ulur, pasi kjo ndihmon në uljen e rrezikshmërisë për shëndetin tonë.

 

Ulja për një kohë të caktuar kufizon sasinë e gjakut, e cila qarkullon për në tru, duke shkaktuar plogështi dhe përqendrim të dobët. Uji mund të ju ndihmojë, pasi mund të shtojë energjinë apo përqendrimin. Siguroni që t’i keni së paku 10 minuta për pushim nga tavolina e punës. Në fakt, vetëm 90 sekonda në këmbë mund të aktivizojnë sistemin tuaj.

 

Gjithashtu një element tjetër i domosdoshëm gjatë qëndrimit ulur është që të siguroheni që ekrani i kompjuterit është në nivelin e syve tuaj. Preferohet që t’i keni 30 minuta pushim, për çdo 5 orë pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *