E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja çfarë do të thotë miqësia me ish- partnerin

Ndarja është një fenomen i pashmangshëm për shumë çifte, por mënyra se si ato e përjetojnë është një tjetër çështje që ka shumë diskutim. Shpesh na ndpdh që pas ndarjes shumë persona të qëndrojnë miq me ish-partnerin.

 

Ju mund të jeni optimiste për situatën dhe të ndiheni e lumtur për miqësinë që e keni menjëherë pas ndarjes, ose ju mund të mendoni se më mirë është t’i thoni lamtumirë njëri-tjetrit përgjithmonë.

 

Reklamë

Ndërkohë që studime të ndryshme tregojnë se të mbash miqësi me ishin do të thotë se ju mund të jeni të rrezikuar nga diçka serioze në lidhje me shëndetin tuaj.

 

Ky hulumtim, i cili është publikuar në revistën “Personality and Individual Differences”, ka zbuluar se mënyra si njerëzit janë të lidhur me ish- partnerët mund të jetë testi i ri për psikopatinë.

 

Në përgjithësi, psikopat konsiderohet dikush me trajta të errëta personaliteti – p.sh. ai/ajo që ka trajta narcizismi, sadizmi, etj.

 

Por, ajo çfarë e bën më së shumti të dallojë një psikopat është mungesa e tërësishme e mëshirës. Ata nuk kanë simpati për tjerët, dhe bëjnë çdo gjë vetëm për të fituar ose për t’u kënaqur vet.

 

Nga studimi në fjalë, ku janë studiuar qindra persona, hulumtuesit kanë zbuluar se ata me trajtat më të errëta të personalitetit janë më të prirë të raportojnë se ende mbajnë kontakte me ish- partnerët.

 

Sipas tyre, miqësia me ish- partnerët u mundëson psikopatëve që ende të kenë qasje në burime të caktuara, qofshin ato informacione, para apo seks.

Vazhdo të lexosh

Reklamë