E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Ja arsyeja pse Jennifer Aniston është mbretëresha e re e Instagramit!

948777728

Pa grim e me thinja Jennifer Aniston është një ndër të famshmet që është një mbretëreshë e re që i është shtuar Instagramit.

 

Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka hapur një llogari Instagrami, Jennifer numëron gati 19 milionë ndjekës. Dhe në rastin e saj, sekreti nuk janë fotot e bukura e ‘fashion’, por thjeshtësia, postimet me humor dhe ironia e saj.

 

Reklamë

Fotoja e fundit e aktores është pikërisht një prej atyre që të gjitha i kemi në celular, por nuk do të guxonim t’i postonim.

 

Pa pikë grimi, me flokë të mbledhur e rrënjë të thinjura (edhe pse flokët janë një nga pikat e saj të forta), fakti që postoi këtë foto, nuk e bën 50-vjeçaren më pak ‘Queen’ siç e quan Selena Gomez në një koment.

Vazhdo të lexosh

Reklamë