E bukur, sharmante dhe me një formë të përkryer, sikur të mos kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë princin Louis,vetëm tre javë më parë, dukesha e Cambridge do të bënte që të gjithë të kthenin kokën në momentin që zbriti nga makina, për të marrë pjesë në dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle.

 

Ajo u shfaq në kështjellën e Ëindsor-it me një fustan ngjyrë pana që mban vulën e Alexander McQueen dhe një kapele të Philip Treacy , veshje të cilën e ka përdorur edhe një dy evente të tjera: pagëzimin e princeshës Charlotte dhe datëlindjen e 90-të të mbretëreshës Elizabeth.

 

Por, nuk është hera e parë që dukesha Kate zgjedh të veshë një fustan të përdorur më parë, në evenimente të tilla. Edhe në dasmën e shoqes së saj më të mirë, Sophie Carter ajo zgjodhi një fustan blu të veshur më parë. Por pse ndodh kjo? Në ndryshim nga motra e saj e vogël Pippa Middleton që në dasmën e Kate dhe Ëilliam, vendosi të sfidonte rregullat duke u veshur edhe ajo me të bardha, një fustan i cili tërhoqi vëmendjen drejt fundshpinës së saj, dukesha e Cambridge tregohet gjithmonë më e kujdesshme në dasmat ku merr pjesë.

 

Madje i kursen vetes, edhe pallatit mbretëror shpenzime të kota, pasi ajo vesh gjithmonë fustane të përdorura. Arsyeja, shhumë e thjeshtë: Kate do që në ditën më të lumtur për mikeshat apo familjaret e saj të mos vjedhë vëmendjen e askujt, por t’ua lërë atyre gjithë shkëlqimin e mundshëm./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *