Zbardhet kërkesa për dërgimin për gjykim që Prokuroria e Krimeve të Rënda I ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda për Kelmend Balilin.

 

Në kërkesë rënditen edhe akuzat që organi I akuzës ka ngritur ndaj “Eskobarit të Ballkanit”.

 

Balili akuzohet për “Trafikim të lëndeve narkotike” I kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Pjesmarrës në Grupin e Strukturuar kriminal”, “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi I rremë I pasurive, interesave private te personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike ose I cdo personi tjeter që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe akuzen tjeter “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Bashkëngjitur kërkesës për dërgimin për gjykim të Kelmend Balilit, organi I akuzës I krimeve të rënda ka dërguar edhe provat material mbi cdo akuze të ngritur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *