E enjte, 17 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ja afatet e aplikimit për Lotarinë Amerikane

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se aplikimet në Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetori, ora 18:00 deri në 5 nëntor, ora 17:00.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasada u kërkon të gjithë aplikantëve që të hapin faqen e saj në internet dhe të lexojnë të gjitha udhëzimet për këtë vit.

 

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh