Mendojmë se jemi me fat kur fitojme një ulje, ca pushime të mira ose kemi një shtëpi të bukur. Por disa të tjerë janë akoma dhe më shumë me fat. Ndoshta edhe koncepti juaj mbi fatin do të ndryshojë kur të lexoni historitë e mëposhtme. Këta janë njerëzit më me fat në të gjithë botën.

  1. Nichiren – Njeriu që i mbijetoi gijotinës

Nichiren ishte një murg i shekullit të 12-të i cili u dënua me ekzekutim për arsyen e shkrimit të një profecie që autoritetet japoneze e konsideronin të papërshtatshme. E sa me fat mund të ketë qënë Nirchen? Ai i shpëtoi prerjes të kokës sepse në momentin e ngritjes të sëpatës, ekzekutori i tij u dogj nga rrufeja. Ai u lirua më vonë nga autoritetet si pasojë e rrethanave të veҫanta.

  1. Fidel Castro – Burri që nuk mund të vrihej

Kur të duan dhe njëkohësisht të urrejnë miliona njerëz, një përpjekje për të të vrarë mund tju shokojë. Por Agjencia e Inteligjencës në Kuba ka vënë re se Fidel Castro i ka mbijetuar mbi 630 përpjekjeve për vrasje.  Ndër ata që kanë planifkuar ta vrasin mund të përmendim, CIA, mafia dhe ndonje nga shumë të dashurat e tij.

Fidel ka mbijetuar nga një puro e helmuar, një cigare shpërthyese, gjilpërave me helm vdekjeprurës dhe shumë kurtheve të tjera.

  1. Maarten de Jonge – Njeriu që i ka shpëtuar vdekjes 2 herë në 4 muaj.

Disa njerëz e kanë shumë të fortë ndjenjën e intuitës dhe e ndiejnë se ҫfarë pritet të ndodhë në të ardhmen. Por si mund të shpjegohet rasti i ҫiklistit hollandez Maarten de Jonge? Maarten i ka shpëtuar vdekjes 2 herë brenda 4 muajve! Ai do të fluturonte me aeroplanin MH370 në mars të 2014, aeroplan i cili humbi dhe nuk u gjet më kurrë! Gjithashtu pas disa muajsh ai prenotoi një vend në aeroplanin MH17 i cili më vonë pësoi aksident, por edhe këtë herë Maarten nuk udhëtoi.

  1. Frane Selak – Jo vetëm 7 herë me fat.

Si një nga njerëzit me më shumë fat, kroati Frane Selak nuk i ka shpëtuar vdekjes 1 herë dhe as 2 herë, por plot 7 herë. Përplasjet e tij me vdekjen filluan në janar të 1962 kur treni me të cilin ai po udhëtonte doli nga shinat dhe u përplas me një lumë të ngrirë. 17 pasagjerë humbën jetëm ndërkohë që ai kishte vetem një thyerje krahu dhe hipotermi.

Pas 6 rasteve të tjera shpëtimi, aksidenteve ajrore, rrugore, një vetvrasjeje, zjarri, në vitin 2003, 2 ditë pas ditëlindjes të tij ai fitoi $1.1 milion në lotarinë kombëtare kroate. Me këto para ai bleu 2 shtëpi dhe një anije. Me pjesën e mbetur të parave vendosi të blintë një shtëpizë të vogël në shenjë falenderimi për gjithë fatin e tij.

  1. Bill Morgan – I kthyer nga vdekja.

Aksidentet mund të ndodhin në ҫdo moment. Për australianin Bill Morgan, aksidenti më i frikshëm ndodhi kur ai u përplas me një kamion të madh. I vdekur për mbi 14 minuta, atij ju rikthyen sërish shenjat e jetës. Pas 12 ditëve në koma, familja vendosi ti hiqte aparaturat që e mbanin ende gjallë. Por as ky nuk ishte fundi i tij. Ai u kthye sërish në jetë. Për të festuar faktin që mbijetoi 2 herë, ai bleu një kartë gërvishtëse dhe fitoi një makinë me vlerë $27,000! Për të dokumentuar historinë e tij të pabesueshme, një televizion i dhuroi një kartë tjetër gërvishtëse nga e cila fitoi $250,000 sërish gjatë xhirimeve. Epo këtij i thonë fat!

  1. Joan R. Ginther – Fitues 4 herë.

E dini që probabiliteti për të fituar një lotari është 1 në 200 milion? Në fakt sipas matematikës, keni më shumë mundësi të vdisni nga goditja e një asteroidi sesa të fitoni një lotari. Po si e shpjegojnë shifrat rastin e Joan R. Ginther? Ajo nuk e fitoi lotarinë një herë, por plot 4 herë.

Jeta e saj ndryshoi kur herën e parë fitoi një shumë prej $5.4 milion, por pas 10 viteve u ndje edhe më me fat kur fitoi edhe $2 milion të tjerë. Por nuk mbaron këtu. Pas 2 vitesh ajo fitoi $3 milion dhe më pas $10 milion në 2008!/ living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *